‘Pervetesimi’ i Amseres deshtojne maqedonasit

‘Pervetesimi’ i Amseres, deshtojne maqedonasit
Emisarë të caktuar maqedonas kanë dështuar në planin dhe skenarin e tyre për të përfituar Amsera Reken, 5 vjeçaren nga Restelica e Dragashit, e vetmja e mbijetuar e tragjedise se ortekut. Lajmi ka si burim nje qeveritar në Shkup, i cili ka deklaruar se qarqe politike maqedonase përmes Lidhjes së Maqedonasve Musliman kishin tentuar të realizonin planin e përvetësimit si maqedonase të voglushes.

“Plani ishte që Amsera të shfaqej në media dhe të deklarohej si maqedonase dhe më pas do të realizohej ndërhyrja nga Shkupi, që përmes formave zyrtare do të tërhiqej ajo në Maqedoni dhe të realizohej një fushatë mediale qeveritare. Por, si duket plani duket i dështuar pasi familja Reka dhe vajza Amsera kanë refuzuar një gjë të tillë”, ka theksuar zyrtari i lartë i Qeverisë për agjencinë e lajmeve INA.

Media proqeveritare menjëherë pas tragjedisë së familjes Reka, nxituan duke e shpallur si familje maqedonase me pasaporta maqedonase. Një pjesë e shoqatave joqeveritare dhe qytetarë maqedonas përmes mediave kërkonin që të merrnin nën kujdes Amserën, ndërsa kërkesat e tilla kanë pasuar edhe nga dy parti minore që janë pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE, ndër të cilat edhe Kongresi Botëror Maqedonas.

Familja Reka e gjetur përballë këtyre presioneve dhe skenareve ka refuzuar mbështetjen si nga Shkupi ashtu edhe nga Beogradi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama